Flash News

KRYESORE

Gara për KQZ-në e re, Klement Zguri tregon arsyen pse po kandidon sërish, 10 ditë pasi dha dorëheqjen

Gara për KQZ-në e re, Klement Zguri tregon arsyen pse po kandidon

Ish-kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka kandiduar sërish për vendin vakant rregullator në këtë institucion, teksa në dëgjesën e kandidatëve u shpreh se kjo ishte gjëja më e mirë që dinte të bënte.

I pyetur nga Damian Gjiknuri se përse pas kaq shumë viteve kandidon sërish për një pozicion në KQZ, ai tha se sipas tij kjo gjë i shërbente edhe vendit.

Gjiknuri: Kam 20 vite në polikë dhe të mbaj mend në KQZ. Pse po kandidon sërish?

Zguri: Është gjëja që di të bëj më mirë, por i shërbej edhe të përgjithshmes së vendit. 23 vite i kam në KQZ, një eksperiencë që vlen për t’u konsideruar. Ka 10 ditë që kam dhënë dorëheqjen.

Të fundit