Flash News

KRYESORE

Gara për kreun e BKH, kush janë 18 kandidatët që i rezistuan skualifikimit në fazën e parë

Gara për kreun e BKH, kush janë 18 kandidatët që i rezistuan

Skualifikohen 22 kandidatët e parë që aplikuan për fazën fillestare të përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Sipas njoftimit të drejtuesit të Prokurorisë se Posaçme, Arben Kraja vetëm 18 prej 40 aplikantëve vijojnë garën, pasi u vlerësuan në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “.

Komisioni pasi vlerësoi çdo kandidat në lidhje me plotësimin e kritereve të mësipërme dhe plotësoi një tabelë mbi plotësimin ose jo të kritereve nga kandidatët, vendosi që kandidatët e kualifikuar për të vazhduar më tej fazat e përzgjedhjes janë si më poshtë:

  1. Adriatik Ago
  2. Agim Ismaili
  3. Aida Veizaj
  4. Ardian Çipa
  5. Artan Pjetërnikaj
  6. Artan Shkëmbi
  7. Artur Beu
  8. Atnan Shehu
  9. Blerina Bajollari
  10. Eduart Merkaj
  11. Endrit Hoxha
  12. Ervin Hodaj
  13. Gentian Hilla
  14. Gentjan Shehaj
  15. Idajet Faskaj
  16. Lindita Nushi
  17. Pëllumb Seferi
  18. Ylli Pjetërnikaj

Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurrimin me fazat e tjera të përzgjedhjes.

Të fundit