Flash News

KRYESORE

Gara për kreun e PS/ Lëvizjet e Veliajt pas dorëheqjes së Tahirit. Aktivitetet me Ramën dhe takimet me struktura e socialistëve

Në datën 3 maj, Saimir Tahiri njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit duke mos pasur më zyrtarisht asnjë funksion politik. Dorëheqja e tij u pa edhe një si hapje rruge për Erion Veliaj për të forcuar edhe më tej pozitat e tij brenda socialistëve duke qenë se ish-ministri i Brendshëm ishte një nga rivalët kryesor të tij sa i takon postit të kryetarit të ardhshëm të Partisë Socialiste.

Dhe mesa duket, Veliaj nuk ka humbur kohë por është hedh menjëherë në sulm. Që pas dorëheqjes së Tahirit, Veliaj është shfaqur në krah të Edi Ramës në dy aktivitete. Kryebashkiaku ishte së bashku me kryeministrin gjatë homazheve të zhvilluara në datën 5 maj, ‘Ditën e Dëshmorëve’. Një ditë më pas (6 maj), Rama u shfaq sërish në krah të Veliajt, këtë herë për të inauguruar segmentin e dytë të Bulevardit të Ri.

Krahas shfaqjeve me Ramën, kryebashkiaku ka qenë i pranishëm edhe në disa prej takimeve organizative me njësitë e Partisë Socialiste. Veliaj së bashku me kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti, ishte pjesë e procesit të organizimit të degës së PS-së në Njësinë 7 ku i pranishëm ishte edhe deputeti Bensik Bare. Ndërkohë po sot, Veliaj u shfaq në krah të një tjetër deputeti socialist, Sadri Abazit. Duket se pas largimit të Tahirit, i cili ishte edhe kryetari i degës së PS-së për Tiranën, Veliaj po kërkon të forcojë pozitat në këtë degë e cila konsiderohet si një nga pikat ku ish-ministri i Brendshëm gëzon mbështetjen më të madhe politike brenda socialistëve./Politiko.al

Veliaj në Asamblenë e PS në Njësinë 7

Të fundit