Flash News

KRYESORE

Gara për kryeprokuror, Bushati: Rikonfirmimi i Arta Markut është basti im

Gara për kryeprokuror, Bushati: Rikonfirmimi i Arta Markut është

Analisti Andi Bushati është shprehur nga studio e News 24 se sipas tij, Arta Marku do të rikonfirmohet në krye të prokurorisë. Madje ai shprehet se rikonfirmimi i Markut është basti i tij.

Por, i pyetur nëse duhej ose jo të kandidonte, Bushati u shpreh se Arta Marku ka vulën e PS-së.

“Rikonfirmimi i Arta Markit është basti im. Por a duhet të kandidonte? As nuk  duhej sepse ka marrë vulën si një prokurore e PS-së. Një njeri pa pikën e integritetit të kalojë në Gjykatë”, u shpreh më tej Bushati.

Veç Arta Markut, emrat që përfliten si garues për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë edhe prokurori Olsian Çela, ish drejtuesi i ‘Krimeve të Rënda’, i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë, Adnan Xholit, ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda dhe aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, apo Enrik Ligori, Besnik Muçi, Ervin Kondili.

Të fundit