Flash News

KRYESORE

Gara për kryeprokuror, njëri nga dy kandidatët edhe avokati i Top Channel

Gara për kryeprokuror, njëri nga dy kandidatët edhe avokati i Top

Dy kandidatë të tjerë kanë depozituar sot kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të kandiduar për Prokuror të Përgjithshëm.

Bëhet fjalë për avokatin Lulzim Alushaj, i cili njihet edhe si avokati i Top Story në Top Channel.

Alushaj ka mbaruar doktoraturën në Itali dhe ka marrë titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë”.

Kandidatja tjetër është prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj.

Kjo e fundit rezulton e para që kaloi vettingun në maj të vitit të kaluar. Para saj ka shpallur kandidaturën prokurori Olsian Çela.

Të fundit