Flash News

KRYESORE

Gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm/ KLP ‘filtron’ 4 kandidatët, vetëm njëri prej tyre e ka kaluar vetingun

Gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm/ KLP ‘filtron’

Lista e kandidatëve për kryeprokuror të përgjithshëm do të miratohet sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ky komision do të  skanojë të gjitha kriteret e kandidatëve, ndërsa më pas do t’u jepet e drejta atyre për të vijuar garën për ta marrë postin e kryeprokurorit.

Sipas kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi, institucioni i drejtuar prej tij është në gjendje të vlerësojë kandidatët.

“Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati”, tha ai.

Në garë për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm janë Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj dhe Arta Marku (kryeprokurore në detyrë).

Prej këtyre kandidatëve vetëm Olsian Çela e ka kaluar vetingun me vendim të formës së prerë.  Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas shqyrtimi të dokumentacionit, doli në konkluzionin se Arta Marku dhe Fatjona Memçaj i plotësojnë kushtet ligjore paraprake për të vijuar garën.

Të fundit