Flash News

KRYESORE

Gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm, KLP skualifikon një nga katër kandidatët

Gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm, KLP skualifikon një

Një nga katër kandidatët për postin e  Kryeprokurorit të Përgjithshëm është skualifikuar sot në mbledhjen e KLP-së.

Tashmë, gara do të vijojë pa kandidatin  Lulzim Alushajn, i cili u skualifikua për shkaqe ligjore.

“Kandidati Alushaj nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur të parashikuar ne nenin 148/ a pika 3 të Kushtetutës dhe ligji 97/2016 “Per organizimin e funksionimin e  Prokurorise””, njofton KLP.

Tri emrat e tjerë, të konfirmuar sot nga KLP Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj do të vijojnë garën.

Të fundit