Flash News

KRYESORE

Gara për Tiranën, Lulzim Basha skicon kandidatin që do të përballet me Erion Veliajn

Gara për Tiranën, Lulzim Basha skicon kandidatin që do të

Lulzim Basha ka folur për kandidatin me të cilin opozita do të garojë për bashkinë e Tiranës në zgjdhjet lokale të vitit 2019. Gjatë intervistës në emisionin ‘360 gradë’ në Ora Neës, Basha theksoi se kandidati që do të përballet me Erion Veliajn do të përfaqësojë një figurë qytetare dhe jo oligarkët.

“Kandidati që do të dalë, do të përfaqësojë interesat e qytetarëve, para se të përfaqësojë interesat e një partie politike. Kandidati i Tiranës nuk do të përfaqësojë as oligarkët, as vrasës fëmijësh në Sharrë, as njerëz që fitojnë miliona euro me tendera fiktivë që zhdukin vendparkimet nga Tirana, që shtatfishojnë taksat për biznesin dhe që ndërtojnë skema inceneratorësh për të mbushur xhepat e tyre dhe të Arben Ahmetajt, por do të përfaqësojë një figurë qytetare. Zgjedhjet do t’i fitojmë”, deklaroi Basha.

Kreu i PD nuk dha një emër konkret për bashkinë, por theksoi se procesi për përzgjedhjen e kandidaturës vijon ende.

Të fundit