Flash News

KRYESORE

Garda e Republikës i heq mbrojtjen Sali Berishës; ish-kryeministri: Gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës

Garda e Republikës i heq mbrojtjen Sali Berishës; ish-kryeministri:

Garda e Republikës ka vendosur që t’i heqë mbrojtjen ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berisha. Berisha ruhej me truproja të veçanta për shkak të posteve të rëndësishme shtetërore që ka mbajtur, por vendimi i fundit e ka anuluar mbrojtjen.

Vet Berisha e ka konsideruar vendimin e Gardës si gjest frikacak dhe hakmarrës të kryeministrit Edi Rama, por theksoi se sot ndihet më i fortë se kurrë.

“Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën  deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë”, u shpreh Berisha për ‘Ora News’.

Të fundit