Flash News

KRYESORE

Garda padit ish-drejtuesin dhe efektivin: Të dëmshpërblejnë familjet e viktimave të 21 janarit

Garda padit ish-drejtuesin dhe efektivin: Të dëmshpërblejnë

Garda e Republikës ka bërë një padi në drejtim të ish-drejtuesit Ndrea Prendi dhe efektivit Agim Llupo, duke kërkuar që ata të paguajnë faturën e dëmshpërblimit për 4 viktimat e 21 Janarit.

Përmes një padie civile, Garda kërkon nga Gjykata e Tiranës që ish-komandanti Ndrea Prendi dhe ish-shefi i njësisë speciale Agim Llupo të dëmshpërblejnë familjet e 4 viktimave si dhe të mbulojnë shpenzimet gjyqësore që kapin vlerën e 2.1 milionë eurove.

Seanca e parë do të zhvillohet ndaj ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi më datë 6 Nëntor në orën 14.00. Ende nuk është caktuar seanca në ngarkim të Agim Llupos që mbante postin e shefit të njësisë speciale në gardën e Republikës në kohën kur ndodhën vrasjet.

Dy ish-zyrtarët e Gardës u shpallën fajtor për  “Vrasje me dashje nga pakujdesia”, duke dënuar me 1 vit burg Ndrea Prendin  dhe 3 vite Agim Llupon.

Të fundit