Flash News

KRYESORE

Garda shmang përplasjen fizike në Komisionin e Ekonomisë. Braçe i ndërpret pyetjen Shehajt dhe i kujton se është 'kulak'

Garda shmang përplasjen fizike në Komisionin e Ekonomisë.

Debatet mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe dhe deputetit demokrat, Agron Shehaj, në mbledhjen e sotme kanë shkuar një gradë më lart, drejt konfrontimit fizik, i cili është shmangur nga ndërhyrja e punonjësve të Gardës. Burime në mbledhjen e Komisionit i thanë Politiko.al se shkak është bërë ndërprerja e deputetit të PD gjatë kohës që ai po i drejtonte pyetje ministres së Drejtësisë të thirrur në dëgjesë.

"Ç'janë këto pyetje?', ka qenë ndërhyrja e Braçes.

Deputeti socialist i ka përmendur edhe pasurinë kolegut demokrat, një informacion që e ka marrë nga formularët e gjendjes financiare që deputetët plotësojnë kur marrin detyrën.

Reagimi i Shehajt ka qenë: je një hiç qe ke 27 vjet qe jeton ne kurriz te qytetareve. Je nje zero. Nje rrugaç. 

Mes dy deputetëve janë shkëmbyer edhe fyerjet 'palaço', idiot' dhe 'i pafytyrë'.

Konflikti mes tyre ka nisur që gjatë fushatës elektorale, kur kandidati për deputet i PD u përball në studion e Top Story me Erion Braçen dhe ministrin Arben Ahmetaj.

Të fundit