Flash News

KRYESORE

Gardistët rrëfejnë bisedën e fundit me Shkëlzen Qordjan: S'ishte i shqetësuar, e kemi parë të mbuluar me gjak

Gardistët rrëfejnë bisedën e fundit me Shkëlzen

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e vdekjes së gardistit, Shkëlzen Qordja, me detyrë shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Gardës, por në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur kamera. Gjithashtu është sekuestruar edhe telefoni i viktimës.

Në pyetje janë marrë edhe disa prej kolegëve të Qordjas të cilët janë shprehur se biseda që kanë pasur me Shkëlzen Qordjan, ky i fundit nuk kishte shprehur asnjë shqetësim, raporton Report Tv.

“Nuk i kemi dëgjuar të shtënat. Vetëm kemi shkuar dhe kur kemi hapur garazhin e kemi parë Shkëlzenin të mbuluar nga gjaku. Morëm ambulancën por nuk kishte shenja jete. E kemi parë ditët e fundit, por nuk kemi vënë re ndonjë shqetësim tek ai. Nuk mund ta kuptojmë pse ndodhi”, është shprehur një prej kolegëve të Qordjas para grupit hetimor.

Të fundit