Flash News

KRYESORE

Gashi: Babai nuk besonte në ëndrrat e mia, por sot i kam blerë shtëpi dhe një BMW

Gashi është reperi shqiptar i cili po ngjitet shumë lart në industrinë muzikore. Gashi po ndërton profesionin e tij në Amerikë dhe gjithnjë e më shumë po sjell projekte të reja muzikore me emrat më në zë amerikan.

Ai sot ka postuar një ‘screenshot’ të një bisede që ka bërë me një ndjekëse në Instagram. Aty, ajo i shprehte se dëshironte të ndiqte profesionin e grimieres por prindërit e saj nuk besojnë se ky zanat vlen.

“Babai im më thoshte se muzika nuk do të më nxirrte kurrë në dritë. Disa vite më vonë, prej muzikës time, prej parave që bëj  me këtë profesion, babai tashmë jeton në shtëpi të re dhe nget një makinë BMW. Ndiq rrugën e zemrës tendë. S’do doje kurrë të jetojë një jetë me “sikur” ndaj vazhdo dhe bëj çfarë dëshiron” – është përgjigjur ai.

Të fundit