Flash News

KRYESORE

Gati dy muaj jashtë fushave, Neymar: Do të jem në formën time më të mirë në Botëror

Gati dy muaj jashtë fushave, Neymar: Do të jem në formën

Futbollisti i PSG-së, braziliani Neymar ka pothuajse dy muaj që ndodhet jashtë fushave për shkak të dëmtimit të tij në këmbë që mori gjatë ndeshjes me Marseille.

Jo vetëm tifozët e ekipit parisien, por edhe ata të Brazilit kanë filluar të shqetësohen për 26-vjeçarin pasi rikuperimi i tij mund të zgjasë edhe pas fillimit të Botërorit.

Ndërkohë vetë futbollisti në një intervistë për mediat e huaja, ka deklaruar se në Botëror do të jetë në formën e tij më të mirë.

“Mendoj që e kam kohën e mjaftueshme për t’u shëruar dhe për të nisur përgatitjet për Botërorin. Dëmtimi ishte i rëndë, por kam pushuar. Kjo është ana pozitive e kësaj ngjarjeje të keqe për mua”, ka thënë Neymar.

Ai gjithashtu ka treguar se më 17 maj do bëjë vizitën e fundit mjekësore për të marrë miratimin përfundimtar të mjekëve, në lidhje me rikthimin e tij në fushën e lojës.

Të fundit