Flash News

KRYESORE

Gati një vit të martuar, babai i Orindës ka ankesa për Turin

Turi Hyska dhe Orinda Huta celebruan dashurinë e tyre në korrik të 2017-ës në një dasmë madhështore e cila u përfol gjatë në media. Por nëntë muaj nga dasma e tyre si duket vjehrri i Turit ka ende ankesa.

Në “Kush vjen për drekë”, Orinda Huta ka treguar se e zonja e shtëpisë është ajo vetë dhe se Turi nuk i ka me shumë qejf punët e shtëpisë.

Në shtëpinë e Orindës, të ftuar për drekë sipas formulës së emisionit,  ishin dy gazetaret Eni Vasili dhe Iva Tiço, së bashku me dietologen Blerina Bombaj.

Në bisedë e sipër Orinda rrëfeu se e ka pyetur dhe i ati për Turin.

“Po si ia bën me shtëpinë, lodhesh me punët? Po Turjani nuk të ndihmon?”

“Jo, babi, Turjani nuk është shumë i dhënë me këtë pjesë, ti e di”

“Shumë keq të keqen babi, duhet me e ndryshu këtë gjë”, është shprehur Orinda për të atin. Por mesa duket tashmë moderatorja e ka pranuar këtë fakt.

Të fundit