Flash News

KRYESORE

Gati për t`u martuar por Marsela Çibukaj nuk di të përdorë as lavatriçen

Marsela Çibukaj u bë e famshme kur konkurroi në “The Voice of Albania” dhe që atëherë ajo këndon në emisionet e Top Channel, kryesisht në Top Show.

Marsela përveç zërit karakterizues që ka, është dhe shumë e ëmbël dhe ka sens humori por sapo zbuloi se qenka dhe pak “dembele”. Aq sa nuk di as të përdorë lavatriçen.

Në një foto që ka postuar në Instastory, Marsela ka treguar për publikun që jo vetëm që s`di të përdorë lavatriçen por harron dhe gjëra brenda.

“Mami tha me 60 gradë, mundësisht pa çakmak brenda”, shkruan Marsela. Ajo së shpejti do të kurorëzohet me të dashurin e saj por si ‘zonjë shtëpie’ nuk paska gjë për terezi.

Të fundit