Flash News

KRYESORE

'Gati për t'u nxjerrë në treg'; policia sekuestron 7 kg kanabis të paketuar në Mat, arrestohen 4 persona, një në kërkim

'Gati për t'u nxjerrë në treg'; policia sekuestron

Policia e Matit ka bërë të mundur sekuestrimin e 7 kg kanabis ditën e sotme, pas një operacioni të kryer në fshatin Stojan të njësisë administrative Baz. Po ashtu, mësohet se në prangat e policisë kanë rënë 4 persona, njëri prej të cilëve është lënë i lirtë pasi ishte i mitur dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Droga e sekuestruar ishte e ndarë në qese, e përgatitur për treg, ndërkaq mësohet se në “rrjetën” e policisë kanë rrënë edhe 300 rrënjë të tjera sërish kanabis, të cilat ishin vendosur për t’u tharë në një shtëpi të braktisur në këtë fshat.

Kryeprokurori i Matit, Abaz Muca, gjithashtu në dijeni të këtij operacioni, është shprehur se personat e arrestuar kanë qenë në vëzhgimin e autoriteteve prej disa kohësh.

Të fundit