Flash News

KRYESORE

“Gati të sakrifikohem si Salvador Allende”; Meta krahason veten me presidentin kilian që u vetëvra pas grushtit të shtetit nga CIA

“Gati të sakrifikohem si Salvador Allende”; Meta krahason veten

Në deklaratën e dhënë për mediat sot në Pogradec, Ilir Meta u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike qoftë duke dhënë dorëheqjen si president i Republikës, qoftë duke u sakrifikuar si Salvador Allende, ish-president i Kilit.

Salvador Allende ishte i pari marksist që u zgjodh president në Amerikën e Jugut, në vitin 1970. Ai i fitoi zgjedhjet me mbështetjen e Kristian-Demokratëve, të cilët tre vite më vonë e denoncuan pushtetin e tij si antikushtetues, duke bërë thirrje për përmbysjen me dhunë.

Nëpërmjet një grushti shteti, ushtria e gjeneralit Augusto Pinochet-i, me mbështetjen e CIA-s amerikane, nisën përpjekjet për rrëzimin e Allende-s.

Më 11 shtator të 1973, ushtria rrethoi pallatin presidencial, por Allende deklaroi se nuk pranonte të dorëhiqej. Pak orë më vonë, ai vrau veten me një armë të llojit ‘AK47’.

Me ardhjen e në pushtet të Pinochet-it, Kili përjetoi një prej diktaturave më barbare të shekullit të 20-të.

Të fundit