Flash News

KRYESORE

Gattuso: Ancelotti si baba për mua, Insigne aset i klubit

Gattuso: Ancelotti si baba për mua, Insigne aset i klubit

Gennaro Gattuso gjithnjë ka qenë i përulur në deklaratat e tij dhe kështu bëri edhe sot gjatë prezantimit si trajner i ri i Napolit. Ai tregoi respekt për paraardhësin e tij, Carlo Ancelotti, i cili më parë ka qenë trajner i tij te Milani.

"Ancelotti është si një baba për mua. Gjithmonë më ka mbështetur. Kam synim që të grumbullojmë sa më shumë pikë. Duhet të dalim nga kjo situatë delikate. Mendoj se është e turpshme të shohësh Napolin në këto pozita", - u shpreh ish-mesfushori i "Djallit", i cili deri sezonin e shkuar ka qenë trajner në Milano.

"Nuk i trembem absolutisht asgjëje. E di se kam lojtarët e duhur për sistemin tim. Insigne është një aset për klubin. Jam në një klub të madh, me një president fantastik dhe me lojtarë të talentuar", - shtoi ai.

Të fundit