Flash News

KRYESORE

Gattuso drejt largimit nga Milani, klubi bën listën e emrave, mes tyre Pochettino

Gattuso drejt largimit nga Milani, klubi bën listën e emrave, mes tyre

Gjithmonë e më shumë në mediat italiane po diskutohet largimi i Gattusos nga drejtimi i Milanit dhe pritet që ky të jetë sezoni i fundit i teknikut në stolin e kuqezinjve.

Sipas ‘Corriere della Sera’, Ivan Gazdis, administratori i përgjithshëm i Milanit, është duke bërë një listë me zëvendësuesit e mundshëm të Gattusos, ku ndër më të përfolurit është Mauricio Pochettino.

Gazdis kërkon një emër të madh në krye të Milanit dhe Pochettino, i cili aktualisht drejton Tottenham-in,  është një rast i vështirë për tu bindur.

Ndërkohë, në listën e Gazdis janë edhe emra të tjerë si Inzaghi, Wenger, Blanc e Sarri.

Të fundit