Flash News

KRYESORE

Gattuso pas përballjes me Juventusin: Nuk meritonim të pësonim 4 gola

Gattuso pas përballjes me Juventusin: Nuk meritonim të pësonim 4

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, pas përballjes me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të nardhezinjve, është shprehur se skuadra bëri më të mirën por patën edhe disa gabime të cilat e penalizuan.

Në një intervistë për “Rai Sport”, Gattuso ka thënë gjithashtu se pavarësisht presionit në fushë, Milan nuk meritonte t’i pësontë 4 gola.

“Ndonjëherë presioni nuk menaxhohet mirë, por sot nuk meritonim të pësonim 4 gola. Më vjen keq që sollëm 40 mijë tifozë dhe në fund i dhamë një zhgënjim të tillë”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Ai është shprehur optimist për dy ndeshjet e fundit në kampionatin italian, ku do të kërkojnë më çdo kusht të sigurojnë një vend për në “Europa League”.

“Kështu është futbolli, rezultati jo gjithmonë reflekton performancën në fushë. Kur bën gabime, edhe i paguan. Skuadra bëri atë që duhet të bënte për 60 minuta, por më pas duhet të pranojmë gabimet. Çështje maturie? Unë jam për vete trajner i ri, dhe i marrim të gjitha përgjegjësitë.Tani kemi 180 minuta në kampionat ku do duhet të fitojmë një vend për Europa Ligën”, deklaroi Gattuso.

Të fundit