Flash News

KRYESORE

Gatuante pjata me bazë kanabis, arrestohet kuzhinieri italian: Është kuzhina e mijëvjeçarit të tretë

Gatuante pjata me bazë kanabis, arrestohet kuzhinieri italian:

Servirte në restorantin e tij pjata me bazë hashashi, por ka përfunduar në prangat e policisë. Kuzhinieri italian Carmelo Chiaramonte, 50 vjeç, u arrestua nga karabinierët në Trecastagni sepse ju gjetën dy bimë marijuanë dy metra e gjysmë të lartë.

Burri u tha karabinierëve se ai ishte një ‘konsulent agroushqimor i kuzhinës mesdhetare të mijëvjeçarit të tretë, dhe se punonte në sektorin gastronomik në kërkim të aromave të reja.

Gjatë kontrollit në banesën e kuzhinierit italian, u gjetën sasi të tjera mariuhane. Chiaramonte pasi u arrestua u la i lirë në pritje të procesit ndaj tij, shkruan ‘Il Messaggiero’.

Të fundit