Flash News

KRYESORE

Gatusso: Mesi luan si në Playstation, Barcelona sport tjetër

Gatusso: Mesi luan si në Playstation, Barcelona sport tjetër

Gennaro Gattuso nuk e ka aspak problem të pranojë se rivali i nesërm i skuadrës së tij, Barcelona, është super i fortë në krahasim me Napolin. Ai iu ka thurur lavde lojtarëve katalanas dhe madje ka thënë se Leo Messi duket sikur luan në Playstation.

"Barcelona është aq e fortë, sa ndonjëherë duket sikur lojtarët saj praktikojnë sport tjetër. Sidoqoftë, gjithsesi ne duhet të jemi të gatshëm të dimë se si të vuajmë dhe ta shprehim lojën tonë me aq mundësi sa do të na shfaqen".

"Shoh atë që Leo Messi bën në fushë në Playstation, kur luaj me djalin tim. Ai është një kampion që ka bërë gjëra të mëdha. Ai është edhe një shembull për fëmijët, për mënyrën sesi ai e ka zhvilluar karrierën. Për mua është më i miri".

Të fundit