Flash News

KRYESORE

Gaz Demit i shkon në lokal edhe Saimir Tahiri. Kush është burri me kapele?

Gaz Demit i shkon në lokal edhe Saimir Tahiri. Kush është burri

Lokali i biznesmenit Gazmend Demi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është kthyer në një pikë të rëndësishme për takimet e zyrtarëve të mazhorancës.

Jo më Olsi Rama, Vangjush Dako e Blendi Klosi; këtë herë në lokalin e biznesmenit ka shkuar ish ministri Saimir Tahiri.

Është deputeti demokrat Sali Berisha ai i cili shpeshherë e ka akuzuar Gaz Demin si sekser, që ka publikuar foton e tyre teksa bisedojnë me njëri-tjetrin.

Mbi foton e publikuar në Facebook, Berisha shkruan, “Saimir Trafiku dhe Gaz Hoxha takohen dhe po diskutojnë për të tretën ditë me radhë hakmarrjen, viktimën e tyre të radhës”. Pranë tyre është dhe një burrë me kapele, por nuk është person publik.

 Pas akuzave, Gaz Demi paralajmëron Berishën: Mbaje gojën se ta jap përgjigjen në mes të rrugës që të habitet gjithë dynjaja!

Të fundit