Flash News

KRYESORE

“Gaz lotsjellës edhe mbi gratë shtatzëna”, Basha: Rama dhe Lleshaj do të japin llogari para drejtësisë

“Gaz lotsjellës edhe mbi gratë shtatzëna”, Basha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para protestuesve në momentin kur policia ka hedhur gaz lotsjellës, duke u shprehur se Rama dhe Lleshaj do të japin llogari për helmimin që po i bëjnë popullit.

“Edi Rama e Sandër Lleshaj, që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës edhe mbi gratë shtatzëna. Mbajeni mend, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, i bëri këto deklarata menjëherë pas sulmit të policisë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, në tentativë për t’i shpërndarë ata.

 

Të fundit