Flash News

KRYESORE

Gaz lotsjellës nga policia, gjashtë protestues me urgjencë drejt spitalit, Kryemadhi asiston në ndihmën e parë para Kryeministrisë

Pas tensionimit të situatës para godinës së kryeministrisë, gjashtë protestues janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit.

Policia ka spostuar turmën me gaz lotsjellës, çka ka shkaktuar probleme nga asfiksia te disa prej protestuesve që ndodheshin më pranë godinës kryeministrore.

Madje, një prej tyre është parë i shtrirë në tokë dhe në ndihmën e parë ka asistuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Po ashtu, të lënduar kanë mbetur edhe gazetarë e fotoreporterë të cilët kanë ndjekur nga afër gjithë situatën e tensionuar.

Të fundit