Flash News

KRYESORE

Gaz Paja: Më mungon Bes Kallaku, në “Portokalli” bëhen favore sipas tekave

Gaz Paja: Më mungon Bes Kallaku, në “Portokalli”

Prej disa vitesh, aktori Gaz Paja, është i angazhuar në “Portokalli” por si duket është lodhur me emisionin e humorit.

I ftuar në emisionin “Lart e poshtë”, Gazi ka thënë se i mungon shumë Bes kallaku dhe gjithashtu tha se në “Portokalli” bëhën favore sipas tekave.

“Drejtuesit aty bëjnë favore sipas tekave të tyre, por nuk shoh asnjë konkurrent aty. Fare, zero”, është shprehur ai për emisionin “Lart e Poshtë”.

Gazi ka shtuar se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes “Portokallisë” e teatrit, ai do të zgjidhte këtë të fundit, duke premtuar se në vijim do t’i përkushtohet më shumë atij.

Të fundit