Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazeta belge: Shqipëria, një narko-shtet nën influencën e trafikantëve
Dominique Dunglas / Le Soir Belge
Zgjedhjet vendore mbahen këtë të diel në “vendin e shqiponjave”. Mes drogës, dhunës dhe krizës institucionale, vendi i vogël ballkanik është përthithur në një spirale ferri.
Kjo e diel, më 30 qershor, do të jetë një ditë vendimtare për Shqipërinë. Në zemër të “barutit” ballkanik, banorët ftohen të votojnë për të zgjedhur Kryetarët e rinj të Bashkive. Por Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe opozita e djathtë po i bojkotojnë këto zgjedhje të kërkuara nga Kryeministri socialist, Edi Rama. Motivi i bojkotit: përgjime telefonike në të cilat Kryeministri bisedon me një trafikant të njohur droge dhe që konfirmojnë akuzat për korrupsion që i adresohen prej muajsh.
Presidenti i Republikës ka kërkuar shkarkimin e Edi Ramës, por Gjykata Kushtetuese që duhej ta miratonte nuk mund të mblidhet... pasi 8 nga 9 anëtarët e saj janë në hetim për korrupsion ose trafik droge. Vendi i “shqiponjave” ka paraqitur kandidaturën e saj në BE, por konflikti institucional në zemër të Europës rikujton atë çka po ndodh në Venezuelw. Ndërkohë që incidentet e dhunshme po shtohen gjatë javëve të fundit, kancelaritë druajnë se dita e votimit mund të kthehet në një luftë civile.
“Kanabistani” i Europës
Droga dhe politika shkojnë së bashku në Shqipëri prej kohësh. Diktatori Enver Hoxha kishte të mbjellat e tij me kanabis që i çonte drejt Italisë. Me vdekjen e tij në 1985, Sigurimi, Stasi shqiptar, trashëgoi stafetën. Por vetëm duke nisur nga 2005-a, kur në pushtet ishte e djathta, Partia Demokratike, që shërbimet anti-drogë europiane zbuluan fshatin e Lazaratit, në jug të vendit. Fshatarët atje mbillnin 5.000 hektarë me kanabis dhe llogaritet se prodhonin 900 ton drogë. Skandali u denoncua nga socialistët sapo erdhën në pushtet, në 2013-n. Një vit më vonë, 800 ushtarë të trupës së elitës e rrethuan“zonën e lirë” dhe lufta zgjati dy ditë. Njëqind ton kanabis u sekuestruan.
Prishja e folesë në fakt veç sa i shpërndau më tej të mbjellat, këtë radhë me bekimin e socialistëve të Kryeministrit Edi Rama. Sekuestrimet rriten. Në 2016-n, italiania “Guarda di finanza”, e cila realizon fluturime të posaçme në vend, vlerësoi se 15.8% e territorit shqiptar ishte i mbjellë me kanabis, çka do të thoshte se Shqipëria prodhonte 9.300 ton bar, që importohet i gjithi në Europë, me një fitim që përllogaritet mbi 10% e PBB-së së vendit. Turistët përfundonin pa dashje në fushat e mbjella pa fund me marijuanë. Shqipëria është bërë një narko-shtet, “kanabistan-i” i Europës.
Banane dhe kokainë kolumbiane
Prej 2017-s, fotot ajrore kapin më pak të mbjella. “Por sekuestrimet rriten”, deklaron komisar Leggeri, komandat i forcave të policisë në jug të Italisë. “Gjeni gabimin”. Gabimi është përparimi teknologjik. Trafikantët kanë mësuar të kultivojnë në hapësira të mbyllura, në uzina të braktisura ose në tunele ushtarake. Kemi të bëjmë me një hop cilësor, pasi nis investimi i parave të kanabisit në kokainën kolumbiane.
Në 28 shkurt 2018, 613 kg pluhur i bardhë zbulohet në një ngarkesë bananesh. Trafikanti, Arbër Çekaj, kishte sjellë 97 kargo me banane gjatë dy viteve të fundit, duke e rritur me 10 herë importin e këtij fruti nga Kolumbi. Tashmë rrjetet shqiptare të vendosura në Amerikën e Jugut luajnë “brookers” (grosistin) dhe i negociojnë vetë ngarkesat që po përmbytin Europën.
Implikimi i socialistëve në pushtet është i qartë. Ish-ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, do të gjykohet në korrik për trafik droge. Vëllai i pasuesit të tij, Fatmir Xhafaj, është dënuar në Itali për trafik kokaine. Qindra përgjegjës policie, të ushtrisë apo dhe gjyqtarë, janë të kompromentuar. Deri edhe personalisht Kryeministri. Si në kohën e Lazaratit, veçse me ndryshimin se paraja e drogës ka kaluar nga dora e demokratëve në atë të socialistëve.
Më shumë se demokracia, është kontrolli i drogës për të cilën luhet të dielën në “vendin e shqiponjave”... mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm.
“Ky votim nuk është kushtetues”
Lulzim Basha është lideri i Partisë Demokratike, grupimi i opozitës ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës.
Përse i bojkotoni ju zgjedhjet e të dielës?
“Nuk do të ketë zgjedhje të dielën. Ky votim nuk është kushtetues, Presidenti i Republikës e ka deklaruar ilegal dhe vetëm ai mund t’i thërrasë ato. Në 36 bashki nga 61, nuk do të ketë kandidatë të opozitës, dhe në 25 bashkitë e tjera, opozita përfaqësohet nga një parti fasadë që qeveria e themeloi brenda një nate. Socialistët i manipuluan votimet e 2015 dhe të 2017 me bashkëpunimin e krimit të organizuar dhe të narko-trafikantëve. Ne e dimë këtë gjë dhe ne kemi provat.”
Në të shkuarën,edhe partia juaj është akuzuar për kompromis me trafikantët e drogës dhe, ju gjithashtu, jeni nën hetim për pastrim parash. E gjithë politika shqiptare është e korruptuar?
“Për të më kompromentuar, kanë fabrikuar prej dy vitesh prova të rreme. Kam bashkëpunuar plotësisht me drejtësinë. Ata nuk kanë asgjë. Lufta kundër drogës është kthyer në një prioritet për Partinë Demokratike. Kur ne ishim në pushtet, policia italiane, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Komuniteti Evropian e kanë konfirmuar këtë gjë. Ndërkohë që sot, Shqipëria është eksportuesi i parë i kanabisit në Evropë. Krimi i organizuar po i përdor këto fitime për të paguar politikanë dhe për të investuar në kokainë dhe në heroinë. Në Londër, Roterdam, Hamburg, trafikantët shqiptarë drejtojnë trafikun. Kryeministri Edi Rama është një kriminel politik, një gënjeshtar i përfshirë në trafikun e drogës.”
A ka një zgjidhje paqësoje për të dalë nga kriza politike?
“Duhet të respektohen vlerat evropiane dhe të zhvillohen zgjedhje të lira (shënim i gazetës : Shqipëria është kandidate për të hyrë në BE). Këto zgjedhje nuk mund të zhvillohen me një Kryeministër që ka manipuluar zgjedhjet në 2015 dhe në 2016. Largimi i Edi Ramës është një kusht sine qua non. Dhe të gjithë kriminelët dhe politikanët e korruptuar të denoncuar nga antimafia duhet të gjykohen. Këto janë dy kushtet e opozitës. Por ne jemi kundra dhunës”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38