All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gazeta britanike: Protestuesit i kërkojnë të largohet qeverisë shqiptare të zhytur në skandale  

Gazeta britanike: Protestuesit i kërkojnë të largohet
All - Paragraf - 1

Protesta e djeshme e opozitës është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat e huaja.

All - Paragraf - 3

Mes tyre edhe gazeta britanike ‘The Irish Times’, e cila që në kryeartikull thekson se mijëra shqiptarë janë ngritur sërish ndaj qeverisë, të cilës të zhytur në skandale, i kërkojnë të largohet një herë e mirë.

Shkrimi i plotë:

Mijëra shqiptarë protestuan të martën jashtë parlamentit në Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Disa demonstrues hodhën shashka e tymuese, si dhe dogjën goma, përballë kordonit të policisë, i vënë në dispozicion për ruajtjen e parlamentit, megjithatë protesta përfundoi pa përplasje, lëndime.

Këto protesta janë rrjedhojë i zemërimit dhe zhgënjimit për një sërë çështjesh, nga korrupsioni dhe rritja e kostos së arsimit, deri tek blerja e dyshuar e votimit në zgjedhjet e vitit 2017 dhe akuzat për lidhje qeveritare me krimin e organizuar.Rama dhe socialistët në pushtet shpresojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian në qershor, por Lulzim Basha, kreu i opozitës i tha turmës se qeveria po shkatërron shpresat e Shqipërisë për t'u integruar me Perëndimin.

"Nuk ka Evropa për një Shqipëri me korrupsion në nivelin më të lartë, Evropa nuk e hap derën e vet për hajdutët", tha ai.

"Vetëm zgjedhjet e lira mund ta shpëtojnë Shqipërinë", shtoi Basha, duke bërë thirrje për një protestë tjetër më 16 mars që do të ishte "akti vendimtar që do të hapë dyert e shpresës për të gjithë shqiptarët".

Refuzoi të japë dorëheqjen

Rama, shumica që ai përfaqëson shkon në 74 deputetë nga 140 vendet në parlament, nuk kanë pranuar të heqin dorë apo të marrin në konsideratë zgjedhjet e parakohshme.

Ai këmbëngul se qeveria e tij është duke luftuar varfërinë dhe korrupsionin dhe akuzon opozitën për mashtrimin e njerëzve dhe shfrytëzimin e ankesave të tyre në një përpjekje "të dëshpëruar" për të pushtuar pushtetin, pasi është mundur në votimet e vitit 2017.

Mes akuzave për lidhje midis politikanëve socialistë dhe tregtarëve të drogës, zoti Rama shkarkoi shtatë nga 14 ministrat e tij të kabinetit në dhjetor, por kjo nuk arriti të shuajë pakënaqësinë e gjerë mes 2.8 milionë banorëve të Shqipërisë.

Duke bojkotuar parlamentin më parë, deputetët e opozitës muajin e kaluar hoqën dorë plotësisht nga mandatet e tyre, duke shkaktuar kritika të ashpra nga BE dhe Shtetet e Bashkuara.

Ata i kërkuan deputetëve të opozitës "të vazhdojnë të shërbejnë në parlament dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme" dhe qeverisë e kritikëve të saj që të mbajnë "diskutime konstruktive" për t'i dhënë fund krizës.

Ambasada e SHBA në Tiranë kritikoi gjithashtu tërheqjen e opozitës nga parlamenti duke thënë se do të "minonte parimet themelore të demokracisë dhe do të përmbysë progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në sundimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme".

Protesta të mëdha anti-qeveritare po zhvillohen gjithashtu në Malin e Zi dhe në Serbi, duke nxitur një "pranverë të Ballkanit", por politikanët e vendosur tani janë shumë më të spikatur në tubimet e Tiranës se në Podgoricë apo Beograd. Kjo pasi shumë shqiptarë e refuzojnë elitën e tyre politike./Politiko.al/

Të fundit