Flash News

KRYESORE

Gazeta britanike The Times: Si e kthyen mafiozët Shqipërinë në një shtet të industrisë së kanabasit

Gazeta britanike 'The Times' ka publikuar një reportazh për trafikun e drogës që rrjedh nga Shqipëria dhe zhvillimin në vendin e vogël ballkanik të një industrie, që më pas furnizon Italinë dhe një pjesë të mirë të Europës. Gazeta i referohet edhe një letre të mëparshme të Kryeministrit Rama drejtuar krerëve të vendeve BE, ideja e së cilës ishte se kanabisi është problem europian dhe jo i Shqipërisë.

Ajo që bie në sy në reportazhin e 'The Times' është përvetësimi i një linje kryesisht zyrtare, duke qenë se të cituarit janë Kryeministri dhe krerët e Policisë. Gazeta i referohet edhe dosjes italiane të përgjimeve të Habilajve, duke futur në shkrim disa prej dialogjeve mes tyre.

'The Times' ka folur edhe me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në tryezën e të cilit sipas gazetës "ka një listë prej rreth 50 kriminelësh kryesorë, 20 prej të cilëve tha se veprojnë jashtë shtetit".  

Tom Kington, autori i reportazhit, nuk e pyet nëse në të është edhe i vëllai, për të cilin e akuzon prej kohësh opozita.

*Linku i shkrimit të The Times këtu...

Të fundit