Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazeta Danas: Vuçiç dhe Thaçi „ngrenë pazarin“ para takimit në Paris
Zëdhënësja e Komisionit Europian nuk deshi dje t’i përgjigjej pyetjes tonë sesi e komenton BE-ja mesazhin e Presidentit kosovar Hashim Thaçi se nuk do të lejojë formimin e Bashkësisë së Komunave serbe.
Po ashtu, Brukseli zyrtar u përmbajt nga komentet në lidhje me pohimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç se mungesa e reaksionit të BE-së ndaj deklaratës së Thaçit është „vdekje e së drejtës ndërkombëtare“ dhe se „Komisioni Europian duhet t'u zbatojë nenet ligjeve, në vend që t'i bëjë predikme“ Kryeministres serbe Ana Brnabiç për shkak të konsatatimit të saj për llogari të shqiptarëve të Kosovës se „kemi të bëjmë me njerëz që kanë dalë nga pylli“.
Disa diplomatë konstatojnë në mënyrë jozyrtare se Vuçiçi dhe Thaçi „po e ngrenë pazarin“ para takimit të radhës mbi Ballkanin Perëndimor që do të mbahet me 2 korrik në Paris, në të cilin Kosova do të jetë një prej temave kryesore. Bashkëbiseduesit tanë pohojnë gjithashtu se pushteti serb e ka ashpërsuar retorikën ndaj BE-së për shkak të kritikave që ka bërë Komisionit Europian për Serbinë në Raportin për përparimin drejt antarsimit në BE dhe se „Vuçiçi dhe Branabiçi as që e fshehin se janë të pakënaqur me vlerësimet“ që jepen në këtë dokument, ndërsa Prishtina „po humbet durimin“ për shkak të tejzgjatjes së procedurës për liberalizimin e vizave për Kosovën.
„Edhe Vuçiçi edhe Thaçi janë momentalisht të zemëruar me zyrtarët e Brukselit, por nuk pritet qw tw mos i përgjigjen ftesës për takimin në Paris, që e organizojnë Presidenti francez Emanuel Makron dheKancelarja gjermane Anxhela Merkel, me praninë e zyrtarëve të BE-së. Presidenti serb dhe ai i Kosovës e kanë të qartë se ashpërsimi i skajshëm i marrëdhënieve me Perëndimin nuk është në interes të tyre“ -nënvizojnë përfaqësues të qarqeve diplomatike.
Aleksandër Vuçiçi u tha dje gazetarëve në Loznicë (qytet në Serbinë jugore) se ai „nuk ka më asnjë pritmëri nga BE-ja“ dhe se „kush e di nëse do të mbahet takimi në Paris“.
-Kush e di nëse do të ketë një takim në Parsi, nuk dihet se çfarë ndodh deri atëherë. Nëse ata nuk reaguan ndaj asaj që tha Thaçi se është penduar dhe se nuk do të përmbushë Marrëveshjen e Brukselit, që e ka nënëshruar ai vetë, sepse paskan ndryshuar rrethanat, ky është fundi i së drejtës ndërkombëtare.... marrëveshjet ndërkombëtare nuk vlejnë më“, iu përgjigj ai RTS-së nga portali i tij.
Duke komentuar mesazhin e Thaçit se është e mundur të organizohet një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Presidenti i Serbisë tha se Serbia „do të reagojë në mënyrë serioze, të përgjegjshme dhe të vendosur nëse vjen puna deri te ky referendum“.
Thaçi tha për TV Dukagjini se: „Nëse BE-ja vazdon me izolimin e Kosovës, do të shqyrtohet mundësia e procedurave institucionale ose referendumit mbi bashkimin me Shqipërinë. .... Këtë mund ta bëjmë nëpërmjet një Rezolute në Kuvend ose nëpërmjet referendumeve në Kosovë e në Shqipëri, duke përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovacin“.
Sipas mendimit të Vuçiçit është duke u zhvilluar „një fushatë ngjethëse e kriminalizimit të popullit tonë, fushatë që po e nxitin të huajt dhe disa agjentura që kanë pranuar disa qendra të caktuara politike në Beograd, dhe e cila është e frikshme dhe drejtohet kundër interesave vitale të popullit tonë“.
Duke komentuar deklaratën e Maja Koçijançiçit se është „fyese retorika e Ana Brnabiçit“ për shqiptarët e Kosovës, Vuçiçi tha se kjo deklaratë e Kryeministres „nuk kishte lidhje me të gjithë shqiptarët“, por ajo ka folur vetëm për Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin. Në këtë kontekst Presidenti serb porositi: „Thelbi nuk është te ajo që BE- ja të shqetësohet për fjalorin e ndokujt, por ajo duhet të zbatojë nenet e ligjeve, e marrëveshja e Brukslit është një prej ligjeve“.
Presidenti i Serbisë pohon se „nuk e ka goditur raporti i KE-së“, por është „zemëruar vetëm për faktin se Ana Branbiçi është zemëruar“. „Ana nuk duhet të nevrikoset. Kjo është politika dhe duhet të mwsoheni më kësi gjërash edhe kur je fajtor, por edhe kur nuk je i tillë“, tha Vuçiçi në Loznicë për gazetarët, duke shtuar se „qytetarët e Serbisë tashmë e kanë gjithçka të qartë“.
Për shkak të deklaratës së Kryeministres Branbiç mbi „njerëzit e pyllit“, personalitetet publike kosovare kanë vendosur në rrjetet sociale fotografinë e saj me një pyll në sfond, dhe në të përfaqësuesen e Prishtinës në OKB, Vlora Çitaku, ish Presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën, politikanen Mimoza Kusari.
*Shkruan Marija Stojanoviç, Gazeta „Danas“, 2 qershor 2019. Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38