Flash News

KRYESORE

Gazeta e LSI-së publikon komentin: Lefter Lefteri, në emër të popullit do jesh deputet

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka është i vetmi që ka refuzuar publikisht të heqë dorë nga mandati i deputetit, duke dalë në këtë mënyrë kundër vendimit të Grupit Parlamentar të partisë së tij. Lëvizja e Kokës, duket se nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e LSI-së, teksa organi zyrtar i partisë, ‘Integrimi’ ka publikuar një opinion satiristik të gazetarit Ylli Dylgjeri.

Me titullin: “Lefter Lefteri në emër të popullit do të jesh deputet”, Dylgjeri ironizon  duke e cilësuar deputetin e Durrësit si aktor që di të manorvojë mirë.

“Dikur në diktaturë, në një film shqiptar, të Kinostudios “Shqiperia e Re”, kolaboracionisti Lefter Lefteri në emer të popullit mori dënim me vdekje nga atentatori komunist. Lefteri asokohe ishte aktor. Do kaloni vite e vite dhe sot serisht Lefteret jane aktore por ne emer te popullit do te jene edhe deputete.

“Nuk kam arsye për të lënë mandatin e deputetit – thotë zoti Lefter Koka! Sigurisht Lefteri nuk ka arsye. Pse të kete? Kryetar Bashkie e më pas Minister me vite nuk janë arsye për tu rebeluar. Lefteri nuk ka lidhje me vendim apo disiplinën e partisë. Lefteri manovron. Urime Lefter! Ju të tjeret: paçi fatin e Lefterëve!”, shkruan Dylgjeri.

Koka e argumentoi vendimim e tij duke thënë se ‘vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar’.

Të fundit