Flash News

KRYESORE

Gazeta e majtë mbjell pemë, Veliaj shfrenon imagjinatën: Rikuperon lëndën drusore që ka shkuar për prodhimin e letrës

Gazeta e majtë mbjell pemë, Veliaj shfrenon imagjinatën:

Bashkia e Tiranës njoftoi dje mbylljen e aksionit të mbjelljes së pemëve. Dhe duket se me këtë rast, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar shumë larg në ato se çfarë ka deklaruar.

Në njoftimin e bashkisë thuhet se disa pemë u mbollën edhe nga gazeta ‘Dita’. (Media e njohu për qëndrimet pro të majtës dhe afërsinë me Veliaj). Në prononcimin e dhënë, kryebashkiaku ka vlerësuar aktin duke thënë se që prodhojnë gazeta dhe drurin e kanë lëndë të parë, rikuperimi më i mirë i lëndës drusore është duke i dhuruar pemë qytetit.

“Për ata që prodhojnë gazeta dhe drurin e kanë lëndë të parë, në fakt rikuperimi më i mirë i lëndës drusore që kanë përdorur ndër vite është duke i dhuruar qytetit pemë”, shprehet kryebashkiaku. Mesa duket Veliaj ka shkuar shumë larg me imagjinatën, duke lënë të kuptohet se fakti që prodhohen gazeta në Shqipëri është një nga shkaqet që Tirana nuk ka shumë pemë pasi kanë shkuar për prodhimin e letrës.

Veliaj nuk la pa sulmuar edhe ana që ai i quajti analistë. “Në një vend ku shumica e medias sundohet nga analistë që vetëm japin mend si bëhen gjërat, është gjithmonë një lajm i mirë kur aktorë mediatikë thonë: ‘Nuk do japim vetëm mend, do kritikojmë dhe do vëmë gishtin në plagë, por do themi: mund të bëjmë diçka që të ndihmojmë”, tha Veliaj.

Të fundit