Flash News

KRYESORE

Gazeta e majtë publikon foton dhe ka disa pyetje për Edi dhe Linda Ramën

Gazeta “Dita”, e njohur si një media e afërt me qeverinë, edhe shkrimin kryesor të ditës së sotme ja ka kushtuar sërish kryeministrit dhe bashkëshortes së tij.

“Një foto dhe disa pyetje Edit dhe Lindës”, është titulli i madh i kësaj gazete. Pjesë të këtij lajmi, gazeta në fjalë ka disa pyetje për çiftin kryeministror.

“Një darkë private në Nju Jork mes kryeministrit, bashkëshortes së tij dhe bankierit, emri i të cilit është në të njëjtin dokument të bankës ABI me Linda Ramën. A është zonja Rama e vetmja bashkëshorte kryeministrit në Europë që paguhet nga fonde të panjohura dhe punëdhënës të fshehur? A ndien ajo detyrimin t’ia sqarojë këtë vetes, votuesve të rilindjes dhe publikut shqiptar? Krahasimi me disa nga gratë e kryeministrave në rajon”, thuhet në tekstin që shoqëron lajmin në faqen e parë.

Të fundit