Flash News

KRYESORE

Gazeta e majtë: Sali Berisha më në fund mund të flejë i qetë. PS nuk ekziston më

Gazeta e majtë, ‘Dita’ ngre pyetjen nëse një prej lexuesve të saj ka të drejtë kur shkruan se “pas 28 vjetësh përpjekje Sali Berisha më në fund mund të flejë i qetë. PS nuk ekziston më.”

Qëndrimi i referohet shkarkimit të shtatë ministrave dhe zëvendësimin e tyre me drejtorë nëpër institucione, që kjo gazetë e konsideron zgjedhje të kryeministrit Edi Rama për të patur një qeveri për vete.

“Shumë nga zgjedhjet e Ramës kalojnë nga histori private të tij: anonimë, për të cilët duhet të hysh në Google për të ditur se cilët janë. Rama, edhe një herë, ka zgjedhur një qeveri rreth vetes dhe për vete. Nuk ka zgjedhur një ekip për të majtën dhe rreth së majtës. Është një qeveri që sundohet lehtë, por askush nuk e di se sa mirë dhe gjatë mund të qeverisësh me një ekip të tillë”, shkruhet në këtë gazetë.

Duke e konsideruar ndryshimin e qeverisë zgjedhje të gabuar dhe të fundit për Ramën, ‘Dita’ thekson se mandati i tretë për kreun e PS tani është më larg se më parë.

“Por, ai bëri, edhe një herë, zgjedhjen e gabuar rrënjësisht dhe me gjasa kjo do të jetë zgjedhja e fundit e tij. Mandati i tretë i tij tani është më larg se më parë. Faji nuk do të jetë i atyre, që, sipas tij, kërkojnë të mbushin administratën me djemtë e tezeve dhe të hallave, por i perceptimit të qeverisjes si një tepsi dhe i drejtimit si një timon. Nuk ka vuajtur nga presioni i deputetëve apo i funksionarëve, por nga cinizmi i ekipit qeveritar ndaj tyre”, thuhet në qëndrimin editorial të kësaj gazete.

Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë pa ‘certifikatë sigurie’; e domosdoshme për NATO-n dhe BE-në

Të fundit