Flash News

KRYESORE

Gazeta greke zbardh arsyet pse Tsipras anuloi vizitën në Shqipëri

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, kishte planifikuar një vizitë në Shqipëri gjatë festës së Pashkëve ortodokse ku ishte parashikuar edhe një takim me Edi Ramën. Por kjo vizitë është shtyrë dhe sipas asaj që shkruan gazeta greke ‘Kathimerini’ nuk ka ende një datë se kur do të mbahet vizita.

Sipas saj që shkruan gazeta greke, shtyrja e vizitës ka të bëjë me vështirësinë e negociatave mes Athinës dhe Tiranës sa i takon marrëveshjes për detin. Po sipas ‘Kathimerinit’, bisedimet mes palëve janë ngadalësuar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta i cili përmendi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si bazë të marrëveshjes mes dy vendeve.

Të fundit