Flash News

KRYESORE

Gazeta holandeze “De Telegraaf” shkrim për Ramën e Ruçin: Shkelëm në diçka të ndjeshme, por kemi mbajtur shënime

Gazeta holandeze “De Telegraaf” shkrim për Ramën e

Vizita e tetë deputetëve holandezë në Shqipëri për të mbledhur fakte për ecurinë e reformave është pasqyruar dhe në median më të madhe holandeze, “De Telegraaf”.

Në artikull shkruhet dhe për reagimimet e kryeministrit Edi Rama si dhe të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.  Komenti i Gramoz Ruçit 'se nuk duhet të identifikohemi me njollën e drogës por me këngëtarët në Eurovision dhe me futbollistët shqiptarë', është parë me çudi nga politikanët holandezë.  Në gazetë shkruhet dhe për komentin e Ramës, se si vizita të tilla brenda ditës si ajo e zyrtarëve holandezë e bëjnë për të qeshur.

Në artikullin e “De Telegraaf” shkruhet se shqetësimi i deputetëve holandezë ka të bëjë me lëvizjet në Prokurori që lidhen çështjen "Tahiri". Po ashtu dhe mosekstradimi i vëllait të Fatmir Xhafaj, raportuar nga mediat shqiptare, përmendet në një pjesë të artikullit.

Kryetari i delegacionit të grupit parlamentar holandez Malik Azmani, është shprehur për gazetën Telegraaf: “Siç duket kemi shkelur tek diçka e ndjeshme në Shqipëri me pyjetjet tona, gjithsesi i kemi mbajtur të gjitha shënim”.

Kujtojmë që Politiko.al dy ditë më parë raportoi se, nëpërmjet një letre dërguar Parlamentit të Holandës, qeveria e drejtuar nga Mark Rutte deklaron se Shqipëria nuk është gati për të hedhur hapin e radhës në këtë proces. Holanda është kundër hapjes së negociatave.

“Komisioni (Evropian) me të drejtë thekson se numri i dënimeve mbetet i ulët. Komisioni gjen se procedurat e tenderimeve publike mbeten të paqarta dhe kjo përbën gjithashtu një shqetësim. Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë punën në ndërtimin e një rruge bindëse në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet.

Sa i përket më sipër, Holanda nuk është e bindur për rekomandimin e pakushtëzuar të Komisionit për të çuar përpara hapjen e negociatave me Shqipërinë në këtë moment. Shqipëria duhet të vazhdojë punën në zbatimin e pesë reformave prioritare, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm kur arritjet në këto prioritete të përcaktuara nga Komisioni (Evropian) të jenë të shkëlqyera, atëherë Këshilli (i BE-së) mund të nisë negociatat me këtë shtet (Shqipërinë)”, thuhet në letrën e qeverisë holandeze, raporton Politiko.al.

Mirëpo, kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vizitën e deputetëve holandezë nuk e pritën me entuziazëm.

Gramoz Ruçi në një konferencë për median sulmoi deputetët holandezë për qëndrimet e mbajtura.

“Në atë sistem nuk kishte as drogë, as prostitucion dhe as kriminalitet.  Të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, por i gjetën. Se do i thoja kolegut holandez, nëse është njollë e zezë hashashi në Shqipëri, teknologjia dhe tregu vjen nga Holanda. Unë nuk e akuzoj Holandën, por kam të drejtën të mos më identifikojë me këto, por të na identifikojë përpjeket e arritura”, u shpreh Ruçi.

Edhe kryeministri Edi Rama bëri deklarata të ngjashme, madje ai akuzoi kryeopozitarin Lulzim Basha për prishje të imazhit.

Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione për të mbledhur fakte, më takojnë mua dhe ca deputetë dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon një rrugë e ndryshme; dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen në një gjysmë dite, ndërkohë që Komisioni Europian ka një ushtri ekspertësh që hanë fakte, pinë fake dhe dëgjojnë vetëm fakte?!”, deklaroi Rama dy ditë më parë.

Të fundit