Flash News

KRYESORE

Gazeta holandeze për deputetin e ri të PDIU: U fut në fushën e futbollit me makinë, një akt i jashtëzakonshëm

Gazeta holandeze për deputetin e ri të PDIU: U fut në fushën

Gazeta holandeze Elfvotebal ka shkruar për një incident të ish-kryebashkiakut të Gramshit, Dritan Bici, i cili do të bëhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë, pas heqjes së mandatit të Aqif Rakipit. Gazeta përmend një incident të Bicit kur ai u fut në fushë në një ndeshje të Gramshit me Mamurrasin. Ajo që ka habitur gazetën holandeze të futbollit është se si kryebashkiaku është futur në fushë...me makinë.

Ai u fut në fushë duke mos qenë dakord me një vendim të arbitrit të ndeshjes dhe prishi një nga rrjetat e portave. Policia e arrestoi Bicin, i cili përveç detyrës së kryebashkiakut mbante edhe postin e Presidentit të ekipit të Granmshit. 

Gazeta e quan aktin e tij të jashtëzakonshëm.

Linku ketu

“Do ta kisha vrarë arbitrin kryesor, do ta zhdukja nga faqja e dheut”, kërcënimi që deputeti i ardhshëm i Kuvendit bënte kur ishte president i klubit

Dritan Bici, Ish- kryebashkiaku socialist që bëhet deputet i PDIU. A do i kapërdijnë Gjiknuri dhe Angjeli akuzat e tij, për një votë më shumë në Kuvend?

Të fundit