KRYESORE

Gazeta Mapo: Edi Rama nuk është diktator, por amator. Po ndikon negativisht në zhvillimin e vendit

Gazeta Mapo, e cila prej disa javësh ka filluar të jetë kritike me qeverinë Rama, vetëm pak muaj pasi kërkonte një mandat të dytë për të, e quan amator kryeminisrin dhe thekson se po ndikon negativisht në zhvillimin e vendit me luhatjet e tij dhe mosnjohjen e ekonomisë. Editoriali i ditës i nënshkruar prej Ervis Iljazajt, konsideron klimën e tensionuar të ditëve të fundit, "e nxitur nga opozita", dhe akuzat që po i bëhen Kryeministrit si instalues i diktaturës. Editorialisti bën një dallim mes 'diktatorit' që ka bindje ideologjike të forta dhe 'amatorit', pra Ramës 'pa asnjë bindje autentike, ideologjike apo politike".

Sipas Mapo aksionet politike të Ramës janë totalisht të pamenduara. Kjo ka bërë, vazhdohet po aty, që qeverisja, pa plan afatgjatë dhe model zhvillimi të kthehet në një politikë amatore dhe të ndikojë negativisht në zhvillimin e vendit.

Të fundit