Flash News

KRYESORE

Gazeta në Kosovë hedh dyshime: Pse Cakaj nuk shkarkon konsullin-biznesmen Blerim Devolli

Gazeta në Kosovë hedh dyshime: Pse Cakaj nuk shkarkon

Vendimi i ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj për shkarkimin e disa Konsujve të Nderit është pritur me skepticizëm në Kosovë. Gazeta Express sjell rastin e largimit të Rrahim Pacollit që është vlerësuar i padenjë për të mbajtur titullin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë, megjithatë nuk është marrë i njëjti vendim për biznesmeni nga Peja, Blerim Devolli.

“Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, pasi u hoqi privilegjet konsujve të shteteve të tjera në Shqipëri, ka filluar me shkarkime të konsujve të nderit. Cakaj, ministër nga Kosova, ka shkarkuar Pacollin me arsyetimin se ai  nuk i plotëson kriteret e bartësit të imazhit të Shqipërisë. Mirëpo njëjtë ministri kosovar në kabinetin e Edi Ramës nuk e ka parë Blerim Devollin, i cili vazhdon të mbajë titullin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë”, shkruan Express.

Vetë Pacolli është shprehur se nuk është në dijeni të vendimit të Cakajt dhe se këtë po e dëgjon për herë të parë. Konsulli i Nderit është titull diplomatik që e marrin shtetasit me nënshtetësi të vendit pranues dhe që konsiderohen se janë të denjë për të përfaqësuar imazhin e shtetit që i emëron.

Të fundit