Flash News

KRYESORE

Gazeta pranë presidentit: Deputetët e opozitës së re përdorën nga PS si gomerë kur i duhen qeverisë

Gazeta pranë presidentit: Deputetët e opozitës së re

Gazeta “Koha Jonë” e botuesit Nikoll Lesi i ka dedikuar një artikull të gjatë performacës së kreut të shtetit në Komisionin Hetimor. Në një shkrim me titull: “Mazhoranca, pothuaj korrekte, ‘opozita’ e re mistrece dhe pise!”, gazeta pranë presidentit thekson se “mjaftuan dy orët e debatit mes Presidentit dhe deputetëve të komisionit për të kuptuar se në çfarë derexheje është katandisur institucioni më i rëndësishëm i vendit, Parlamenti”.

“Deputetët e PS kishin javë për tu përgatitur për pyetjet ndaj Presidentit, por maksimumi që bënë ishin përsëritja me terma “ligjorë” e akuzave publike të Edi Ramës. Realisht, nëse përjashtojmë vetëm disa pyetje jo shumë profesionale të një deputete, pjesa tjetër e deputetëve të PS ishin pothuaj korrekt në qëndrimin e tyre, gjithnjë në raport me linjën politike të tyre. Ata e pranojnë se kanë marrë një nismë politike për shkarkimin e kreut të shtetit dhe e dinë që ligjërisht nuk mund t’a argumentojnë, por vetëm do votojnë si militantë. Ndaj, në prani të presidentit ishin thuajse korrekt kur flisnin në emër të Edi Ramës dhe jo të parimeve ligjore”, shkruan Koha Jonë.

Gazeta vlerëson pyetjet e  Ulsi Manjës, Adnor Shametit, Vasilika Hysit, për të cilat thotë se ishin korrekte, ndërsa nuk kupton qëndrimet e deputetëve të ‘opozitës së re’.

“Ajo çfarë habiti ishin qëndrimet e deputetëve që i thonë vetë opozitarë. Treguan se janë të paqartë politikisht dhe përdorën nga PS si gomerë kur i duhen qeverisë. Janë aq injorantë juridikisht dhe na dëshmuan se nuk dinë as procedurat e një mbledhje dhe jo më të njohin parimet e Kushtetues apo ndarjen e pushtetit. Kot nuk i akuzojnë si ‘deputetë të Pazarit të Milotit’”.

Në fakt, i vetmi deputet i ‘opozitës së re’, që provokoi Ilir Metën ishte deputeti Halit Valteri, pyetja e të cilit ishte: “Meqe thoni gjithe kohes qe nuk jeni i afte te ulni palët për dialog dhe per hir te integrimit, atëherë jeni i paafte te drejtoni ketë insitucion. Pasi e keni bere lemsh kete vend per 30 vite”.

Të fundit