Flash News

KRYESORE

Gazeta serbe: Mafia shqiptare ka pastruar më shumë se 1.5 miliardë euro në 10 vitet e fundit

Gazeta serbe: Mafia shqiptare ka pastruar më shumë se 1.5

Mafia shqiptare ka pastruar përgjatë 10 viteve të fundit më shumë se 1.5 miliardë euro në tregun e pasurive të patundshme në Serbi.

Në këtë përfundim ka arritur në një artikull gazeta serbe “Kurir”, e cila shkruan se pasuri të tilla janë fituar përmes  drogës dhe trafikimit të armëve.

“Mafiozët shqiptarë pastrojnë midis 80 dhe 100 milionë euro në vit përmes blerjes së tokave truall, pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin e ndërtesave, të gjitha këto nëpërmjet “të ashtuquajturve biznesmenë serbë”, u shpreh për gazetën ish-drejtori i policisë së Beogradit Marko Nikoviç, duke shtuar se “në këto transaksione, si rregull, shqiptarët nuk dalin kurrë, por kjo bëhet përmes disa mënyra, për shembull, Petar Petrovic nga Mynihu, i cili, për një përqindje të caktuar, shërben si një fasadë, veçanërisht në jug dhe juglindje të Serbisë”.

Të fundit