Flash News

KRYESORE

Gazeta spanjolle: Kryeministri i ri Pedro Sançez ka punuar në Kosovë

Gazeta spanjolle: Kryeministri i ri Pedro Sançez ka punuar në

Sanchez vjen në këtë pozitë pasi Parlamenti Spanjoll rrëzoi sot qeverinë e Mariano Rajoy me një mocion mos besimi me mbështetjen e 180 deputetëve.

Sipas një portali spanjoll "Nuevatribuna.es", Sanchez, me një karrierë ndërkombëtare, në institucione të ndryshme ndërkombetare, ka punuar edhe në Kosovë.

“Pedro Sanchez ka punuar një kohë të gjatë në Bruksel si konsulent i Grupit Socialist brenda Parlamentit Evropian. Ai po ashtu ka punuar në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, shkruan kjo gazetë online. Disa media megjithatë kanë raportuar se Sanchez gjatë luftës së Kosovës ka punuar për OKB'në në Bosnjë, shkruan Express.

Edhe Bashmir Xhemaj, këshilltari i zv/kryeministrit Enver Hoxhaj konfirmoi këtë lajm. “Adios Mariano Rajoy! Urojmë për një politikë të re të jashtme të Spanjës ndaj Kosovës. Lajmi i mirë është se KM i ri, Pedro Sanchez ka punuar në Kosovë në vitin 1999 si këshilltar i Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së.”, ka shkruar Xhemaj.

Spanjë është një nga 5 shtetet europiane që nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës.

Shkarkohet Mariano Rajoy, kryeministri i ri i Spanjës është Pedro Sanchez

Të fundit