Flash News

KRYESORE

Gazetar dhe pedagogë dy orë përballë Edi Ramës, harrojnë 79% të të rinjve që duan të braktisin vendin

Gazetar dhe pedagogë dy orë përballë Edi Ramës,

Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshi, Vangjush Dako, Kostandinos Kacifas, kanabis... këto ishin temat që u diskutuan sot në emisionin 'Real Story' ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama. Por nuk ishin vetëm këto, kishte edhe të tjera: komunistë dhe demokratë, Enver Hoxha, Hamza Kastrioti, Moisi Golemi...

Dy pedagogë Arjan Vasjari dhe Agron Gjekmarkaj, në rolin e analistëve, qëndruan dhe diskutuan për gati dy orë me kryeministrin Rama, sigurisht, edhe gazetari Sokol Balla, njëkohësisht moderator i emisionit.

Për gati dy orë, pedagogët dhe gazetari në studio nuk i kushtuan asnjë minutë faktit që 79% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi. Shifra e publikuar nga "Gallup" është një alarm kombëtar, por kryeministrit Edi Rama nuk iu përplas në fytyrë kjo e vërtetë tragjike për kombin.

79% e të rinjve nuk dëgjuan sot nga kryeministri i vendit të tyre të paktën një thirrje për të mos braktisur vendin, se reformat e pretenduara do japin rezultat por duhet vetëm pak kohë, ndonëse durimi i tyre me këtë retorikë tashmë ka sosur.

Të fundit