Flash News

KRYESORE

Gazetarë, pedagogë, aktivistë dhe aktorë, personalitetet që i janë bashkuar protestës së studentëve

Gazetarë, pedagogë, aktivistë dhe aktorë, personalitetet

Protestës së studentëve kundër tarifave të larta në universitete, para ministrisë së Arsimit, i janë bashkuar personalitete të njohura.

Mëngjesin e sotëm, protestën e mbështeti gazetarja Aranita Brahaj, e cila shprehej, “Po afron dita e studentëve. Tirana që dua proteston kundër tarifave të rënda për studentet e universiteteve publike. Kunder thellimit të varfërise për më të varfërit që duan të shkollohen”.

Gazetari i Top Channel Denis Dyrnjaja u shrpeh se iu mbush zemra, ndërsa shkruan në Facebook: “Kurajoja e studentëve shqiptarë që po protestojnë për të drejtat e tyre te Ministria e Arsimit, të mbush zemrën. Të shpresojmë që politika nuk do jua bëjë “pis” këtë protestë. Studentët flasin me zërin e tyre s’kanë nevojë për megafonët e ndotur të politikës”.

Në protestë ka marrë pjesë “Aleanca për Teatrin”, Aktori Neritan Liçaj dhe regjisori Kastriot Çipi dhanë mesazhe mbështetëse për studentët.

Protestës po ashtu i është bashkuar pedagogu Edmon Tupe, Ervin Goci dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Kujtojmë që paralelisht me protestën në Tiranë, të cilës i janë bashkaur dhe studentë nga Durrësi, po zhvillohet një tjetër protestë nga studentët në Elbasan.

Të fundit