Flash News

KRYESORE

Gazetares së njohur i mbyllin papritur emisionin: Një hall më pak, arsyet nuk mi tha njeri

Emisioni “Byro Politike” i drejtuar nga Juli Xhokaxhi nuk do të transmetohet më në ekranin e abc news.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se as ajo vetë nuk është të dijeni të arsyeve të këtij vendimi të papritur.

Ah se harrova. "Byro Politike" nuk ka me. Nje hall me pak. Arsyet nuk i di...se nuk mi tha njeri”, shkruan gazetarja.

 

 

 

Pak ditë më parë, Politiko.al raportoi se pjesë e këtij televizioni do të bëhet këtë sezon edhe gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, pasi do të drejtojë një emision politik çdo të enjte.

Haxhiu me sa duket bën pjesë në planet e pronarit të ABCNeës, i cili ka investuar në fushën mediatike edhe në Kosovë duke blerë televizionin T7 dhe gazetën Ekspress.

Të fundit