Flash News

KRYESORE

Gazetarët konfirmojnë urdhërarrestin kur Saimir Tahiri ishte ende në detyrë: U bë çdo gjë që të mos firmosej

Gazetarët konfirmojnë urdhërarrestin kur Saimir Tahiri ishte ende

Gazetarët Anduena Llabani dhe Sokol Bregu kanë konfirmuar se ka patur një urdhërarrest për Saimir Tahirin kur ishte ende ministër i Brendshëm. Bëhet fjalë për hyrjen e një pajisje përgjimi në Shqipëri, për të cilën opozita ngriti dyshime se është përdorur për qëllime politike.

Llabani deklaroi në emisionin ‘360 gradë’ se është bërë gjithçka që ai urdhërarresti të mos firmoset nga Prokuroria.

Anduena Llabani: ...Dhe është bërë çdo gjë që të mos firmoset ai urdhërarresti.

Sokol Bregu: Po është për një tjetër çështje.

Llabani: Po çfarë rëndësie ka? Ai ishte ministër i Brendshëm, është thërritur në Prokurori dhe unë kam shfrytëzuar rastin që ky ministër zbret nga shkallët e Prokurorisë dhe pasi ishte marrë në pyetje, unë i kam thënë: Zoti ministër ka një urdhërarresti ndaj jush, a jeni në dijeni? Nuk ma ka përgënjeshtruar, as ai dhe as Prokuroria e Përgjithshme, por thjesht më tha nuk kam një informacion shkoni pyesni në organet kompetente.

Bregu: Po ishte një çështje tjetër...

Llabani: Po ma thuaj ti çfarë çështje ishte, se unë nuk e dikam.

Bregu: Çështja e përgjimit ka qenë.

Të fundit