Flash News

KRYESORE

Gazetarët ndalojnë Bashën, Berishën dhe aleatët për t’i pyetur për partinë e re të Patozit, reagimet janë të veçanta

Gazetarët ndalojnë Bashën, Berishën dhe aleatët

Ditën e sotme është përfolur për mundësinë e krijimit të një partie të re nga e djathta, nisur nga takimi i përbashkët Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Aqif Rakipi dhe disa takime që ata kanë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.

Interesi ka qenë i madh dhe për këtë arsye gazetarët janë përpjekur të marrin nga komente nga deputetët demokratë dhe aleatët e PD-së.

Pyetjes nuk i shpëtuan as Lulzim Basha dhe Sali Berisha, por vlen të veçohet e qeshura ironike e këtij të fundit kur dëgjoi pyetjen e gazetarëve.

Flamur Noka: Ka para PD-ja lëvizje shumë. Të gjithë janë kthyer prap në PD.

Rudina Hajdari: Jetojmë në një demokraci kështu që është e drejta e tyre të krijojnë një parti, por kjo nuk do e dëmtojë PD-në, për këtë të jeni të siguritë.

Edi Paloka: Nuk merrem me këto gjëra. Thash se keni ndonjë pyetje më të rëndësishme.

Dashamir Shehi: Unë çdo gjë që lëviz brenda së djathtës e konsideroj shenjë pozitive. Vetëm zgjeron hartën e së djathtës. Linja e kuqe është me palën tjetër.

Fatmir Mediu: Unë mendoj se është domosdoshme që opozita të bashkojë të gjitha forcat dhe energjitë që ka. Basha në pozicionin e tij si kryetar i PD duhet të gjejë të gjitha rrugët për të ofruar mundësitë për gjithsecilin që të bëhet pjesë e lëvizjes së djathtë. Çdo lloj e ndarjes të së djathtës në segmente mendoj që do të kishte probleme të cilat nuk i shërbejnë qëllimit që ajo ka.

Grida Duma: Nuk kam asnjë dijeni për këtë.

Tritan Shehu: Midis nesh gjithnjë ka hapësira për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të qenë së bashku, pavarësisht je apo nuk je në Parlament. Për të vijuar dhe për të punuar së bashku në këtë forcë të vetme opozitare që ka Shqipëria. 

Të fundit