Flash News

KRYESORE

Gazetarët në mbrojtje të djalit të Rrahman Rrajës, pronari i televizionit: Hanë “përshesh qensh” të përzier me sh***ën e pushtetit

Gazetarët në mbrojtje të djalit të Rrahman Rrajës,

Dëshmia e ish-oficerit të Stacionit të Policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, se djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja ka dhunuar një vajzë jetime dhe më pas i është shmangur drejtësisë përmes ndërhyrjes së të atit ka shkaktuar mjaft reagime gjatë dy ditëve të fundit.

Ndërsa orë pas ore janë publikuar detaje të reja rreth kësaj ngjarje u vu re tendenca e disa mediave dhe gazetarëve për t’i dalë në krah rastit të deputetit, i cili e ka mohuar dëshminë e ish-oficerit të kërcënuar në zyrën e tij, me qëllim mbylljen e dosjes.

Pronari i ‘Fax News’, Kasem Hysenbelliu reagon përmes një statusi në ‘Facebook’, lidhur me ndarjen  e këtyre qëndrimeve dhe shkruan: “Është pisllëk i pa imagjinuar dhe poshtërsi e ndyrë, kur media apo gazetari hanë “përshesh qensh” duke dalë në mbrojtje të kriminelëve në emër të investigimit dhe së vërtetës. Këtë “përshesh qensh që hanë, kërkojnë t' ia japin popullit duke e përzier me shurrën e pushtetit”.

Të fundit