Flash News

KRYESORE

Gazetarët në protestë para Prokurorisë: Na lini të lirë të kryejmë detyrën tonë

Sikurse është lajmëruar më herët, gazetarët janë mbledhur sot në shenjë protestë para Prokurorisë së Përgjithshme.

Protesta ka ardhur si shenjë reagimi pas shtyrjes së gazetarit Renaldo Salianji nga truproja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut, ndërsa po i drejtonte pyetjet, si dhe pas disa rasteve të mëparshme kur gazetarët janë kërcënuar apo intimiduar ndërsa kryejnë detyrën.

“Kjo protestë është vetëm nga gazetarët e lirë, nuk kemi as lidhje partiake dhe asnjë qëllim për të sulmuar njerëz që janë të lidhur me politikën apo institucionet. Prej Arta Markut presim të kërkojë ndjesë për këtë akt. Kërkojmë të na lini të lirë për të kryer detyrën tonë”, është shprehur gazetarja Brikena Prifti.

Ndërkohë, shumica e atyre që janë mbledhur janë gazetarë të rinj, të moshave 20-26 vjeç, dhe vihet re një ‘braktisje’ nga “Shoqata e Gazetarëve”.

 

Të fundit